Dhunë në zgjedhje, Kajolli dhe
i biri dënohet me 2.8 vite burg

Dhunë në zgjedhje, Kajolli dhe<br />i biri dënohet me 2.8 vite burg
TIRANE- Biznesmeni nga Fieri Fatmir Kajolli i përfolur në disa ngjarje kriminale, madje dhe i dënuar nga autoritetet Italiane për trafik droge, u dënua me 1.4 vite burgim dy ditë më parë nga gjykata e Fierit. Së bashku me Fatmir Kajollin gjykata ka dënuar dhe djalin e tij Florim Kajolli me 1.4 vite burg, pasi babë e bir, kanë prishur procesin e numërimit në KZAZ me nr. 54 në shkollën “Janaq Kilica” Fier, duke thyer monitorët e vëzhgimit dhe rrahur me sende të forta Roland Bylyshin, duke i shkaktuar këtij të fundit humbjen e ndjenjave.

Autorët e kësaj ngjarjeje, Fatmir Kajolli dhe Florim Kajolli, pasi kanë goditur derisa ka humbur ndjenjat Roland Bylyshin, kanë shkatërruar me dashje sistemin e monitorimit të procesit zgjedhor, duke rrëzuar në dysheme 7 televizorë LG dhe shtyllat mbajtëse, si edhe kamerën vëzhguese. Momentalisht Kajolli rezulton i dënuar dhe në Itali me dhjetëra vite burg për akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale dhe trafik droge. Por çuditërisht këto vendime dënimi nuk janë ekzekutuar nga autoritet Shqiptare. I vetmi që u ekzekutua ka qenë një dënim prej 6 vite burg, ku italianët kërkuan ekstradimin e Kajollit në Itali, por kjo kërkesë u rrëzua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Goditja e policit
Duke ju referuar dosjes së prokurorisë, pasi kanë shkatërruar sistemin e monitorimit me dashje, Fatmir dhe Florim Kajolli janë larguar nga KZAZ dhe kanë goditur rojen, Rufat Cuku, që ndodhej tek porta hyrëse e KZAZ, duke i shkaktuar dëmtime në krah dhe këmbë. Veprimet e tyre ndaj këtij punonjësi policie i kanë kryer për shkak se ka mbyllur derën për të mos i lejuar të largohen. Pasi e kanë goditur punonjësin e policisë kanë arritur të largohen dhe të fshihen pas kësaj ngjarjeje. Fillimisht, gjatë fazës së hetimeve, ndaj të pandehurve, Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, e cila u zbut në vijim nga ana e Gjykatës së Apelit Vlorë, pavarësisht faktit se masa e dhënë nga gjykata e shkallës së parë nuk ishte ekzekutuar ende.

Vjedhja me karrotrec
Shtetasi Roland Bylyshi dhe punonjësi i policisë Rufat Cuku janë dërguar për ekzaminim mjekoligjor. Sa më sipër shtetasi Fatmir Kajolli dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Florim kanë kryer veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje e kryer në bashkëpunim, “Kanosja ose dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje“, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” me dhunë e në bashkëpunim. Fatmir Kajolli, ish-anëtari i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Fierit, njëherësh mik i kreut të Partisë Republikanë Fatmir Mediu, dhe i dënuar me disa vite burg nga drejtësia Italiane për trafik droge, pak kohë më parë kishte ngritur një skemë vjedhje nëpërmjet kompanisë së tij “International Parking 2011”, duke marrë me karroatrec automjetet e qytetarëve dhe më pas u vendoste gjoba të rënda.

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse