Spitali Rajonal i Shkodrës ka reaguar për sa i përket dhunimit të mjekut Besmir Grizhdja në ambientet e spitalit.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, drejtoria e spitalit shprehet se ky nuk është rasti i parë i dhunimit të personelit të spitalit dhe kërkon vendosjen para përgjegjësisë të autorit të ngjarjes në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
“Kujtojmë se ky mjek së bashku me stafin e shërbimit të kirurgjisë kanë kryer veç të tjerash edhe operacione të rralla e shumë të vështira, që në kushtet e sot kryhen në klinikat e specializuara, duke i ardhur në ndihmë pacientëve”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Spitali Rajonal Shkodër për mjekun Besmir Grizhda, i dhunuar ditën e shtunë në a ambientet e spitalit.
“Kemi nevojë të na mbështetni në punon tonë pasi për shkak të sezonin veror krastet e emergjencave janë të shumta. Shprehim keqardhjen tonë duke marrë shkas nga ky akti dhune i përsëritur ndaj bluzave të bardha”, përfundon deklarata.
Pas deklaratave të këtyre të fundit ka reaguar dhe pacientja Shpresa Kopliku, bashkëshortja e dhunuesit të mjekut. Ajo ka hedhur akuza ndaj kirurgut, i cili sipas pacientes nuk e ka trajtuar si duhet dhe nuk ka pranuar që të firmosë rekomandimin për rimbursim të ilaçeve.
"Jam pacientja e Besmir Grizhës. Ka 5 muaj, ka vetëm 3 muaj që unë marr ilaçe me rimbursim. Kurrë ai mua s'më ka blerë ilaçe. Kam shkuar i kam kërkuar vetëm rekomandimin, për ta plotësuar pasi Tirana mua më ka kthyer dy herë mbrapa. Nuk e di çfarë kanë bërë, vetëm di që burri im ka ardhur i çarë buzëve dhe kemi ikur me makinë. Të drejtën nuk e kanë vetëm doktorat, të shohin pak sesi shërbejnë mjekët këtu. Sepse unë e kam të drejtën që ta marr ilaçin dhe ai ka për detyrë mua të më plotësojë rekomandimin", u shpreh bashkëshortja e Ali Koplikut.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO