Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa,ka dënuar dhunën e ushtruar nga disa roje privatë ndaj protestuesve në Zvërnec të Vlorës, njëri prej të cilëve u tërhoq zvarrë.

Zhupa shkruan se "dhuna ndaj protestuesve dhe sulmi ndaj mjedisit janë dy anë të së njëjtës mendësi: asgjësimi i interesit publik për përfitimin e një pakice|.

"Banditë të paprekshëm rrëmbejnë, godasin dhe dhunojnë protestues, ndërsa policia bën sehir, e paaftë te ngrihet në nivelin e detyrës. Kërkesa e faljes nuk zgjidh asgjë, kur duhet ishin shpërndarë minimalisht emrat e dhunuesve të cilët të ishin ndërkohë në pranga për aktin e tyre.

Zvërneci nuk ka nevojë për betonizim që të zhvillojë turizmin. Përkundrazi, vlera e tij më e madhe është natyra e paprekur, biodiversiteti, peizazhi unik dhe identiteti që e bën të veçantë jo vetëm për Vlorën, por për gjithë Shqipërinë.

E vetmja mënyrë që Zvërneci dhe çdo park kombëtar t’i shërbejnë zhvillimit afatgjatë të turizmit është ruajtja në gjendjen aktuale, mbrojtja e natyrës dhe ndalimi i ndërtimeve që shkatërrojnë atë që nuk mund të rikthehet më",- shkon më tej deputetja demokrate.


Lajmi kryesor:

'Zvërneci'/ Socialistët dënojnë dhunën: Dënim përgjegjësve! PD reagon ‘më mirë vonë se kurrë’: Synohet të asgjësohet interesi publik! Çim Peka kundër protestës