Dhunimi i varreve në Boboshticë
Naum Disho në gjykatën e Apelit
Gjykata e Lartë ktheu çështjen për rigjykim pasi nuk kishte një hetim të plotë nga Gjykata e shkallës së Parë të Korçës, dhe e Apelit.
KORÇE- Rikthehet sërish për gjykim në Gjykatën e Apelit Korçë çështja e dhunimit të varreve në fshatin Boboshticë, ndaj kreut të OMONIA-s, Naum Disho dhe 2 te pandehurve të tjerë Alqi Koroveshi dhe Luan Zaqe. Çështja u rikthye pas vendimit të disa muajve më parë të Gjykatës së Lartë, e cila prishi vendimin e Apelit, duke kërkuar gjykim me një tjetër trupë gjyqtarësh.
Gjykata e Lartë ktheu çështjen për rigjykim pasi nuk kishte një hetim të plotë nga Gjykata e shkallës së Parë të Korçës, dhe e Apelit, që të provonte akuzën e dhunimit të varreve nga tre të pandehurit.
Skandali u shënua 2 vjet më parë, kur u ngrit pa leje memoriali për ushtarët e rënë grekë mbi varret shekullore të banorëve të Boboshticës. Kreu i Omonias Naum Disho u dënua nga Apeli me 1 vit burg për dhuminin e varreve të Boboshticës, ndërsa për dy punëtorët Zaçe dhe Koroveshi, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, gjithashtu me 1 vit burg. Në seancën e sotme ishin të pranishëm dy punëtorët, ndërkohë mungoi i akuzuari kryesor, kreu i organizatës”Omonia”, Naum Disho duke u përfaqësuar nga avokatja e tij.
Në seancë nga organi i akuzës është kërkuar caktimi i një eksperti urbanist, që të përcaktojë nëse ndërtimi i platformës prej betoni si dhe shkallët e memorialit të ushtarëve grekë, quhet ndërtim, në kuptimin e ligjit të urbanistikës, njëkohësisht nëse kjo sipërfaqe quhet apo jo varrezë. Kërkesa u pranua nga gjykata, e cila caktoi dy ekspertë të fushës që do të përcaktojnë llojin e tokës mbi të cilën u krye ndërtimi dhe nëse kjo sipërfaqe figuron në pronësi të Kishës dhe nëse është rregjistruar si varrezë.
Disho i cili ishte dënuar me një vit burg 'për dhunim të varrezave në Boboshtice" nga Gjykata e Apelit, është hequr nga lista e personave në kërkim, pas kërkesës së Prokurorisë për mos ekzekutim të vendimit të Apelit të Korcës, deri në rigjykim të çështjes.
sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
12%
-
Akoma
6.4%
Vota total: 424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Kosovari kapet në portin e Ankonës, i dënuar me 12 vite burg për trafik droge! Hyri nga Shqipëria, Prishtina kërkon ekstradimin
1 Prill, 16:40
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve
1 Prill, 16:30
-
Samir Mane shfaqet në revistën Forbes si miliarderi i parë shqiptar dhe ndër më të pasurit në botë
1 Prill, 16:28
-
Si doli në treg mishi me salmonelë? Nis hetimi! Brenda vitit AKU do të shkrihet
1 Prill, 16:23
-
Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Spektakolare, më e madhja në Ballkan! Ekstravagancë dhe shkencë
1 Prill, 16:20
-
Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla elektrike teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital
1 Prill, 16:17
-
Presidenti Putin diskuton me të vetët armëpushimin në Ukrainë
1 Prill, 16:16
-
Juventusi në alarm për mbrojtjen, Gatti jashtë për një muaj! Tudor 'peshkon' te NextGen
1 Prill, 16:08
-
'Rama ka kopjuar programin e PD-së', Gazment Bardhi: Shqiptarët nuk ngopen më me lugën e tij bosh
1 Prill, 16:07
-
Marrëveshja ushtarake Kroaci-Kosovë-Shqipëri 'tremb' Malin e Zi: Ata na dhanë mesazh ne dhe Serbisë
1 Prill, 16:01
-
Putin njofton vizitën e presidentit kinez në Moskë më 9 maj
1 Prill, 16:00
-
Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit tradhton shqiptarin, i zbulohet kokaina në makinë dhe banesë! Bllok inventari me emrat e klientëve, shitjet dhe borxhet
1 Prill, 15:50