Dhunimi nga persona ende të paidentifikuar, gazetari i Report Tv Adriatik Doçi takohet me ambasadoren Kim

Dhunimi nga persona ende të paidentifikuar, gazetari i Report Tv Adriatik Doçi takohet me ambasadoren Kim

Adriatik Doçi

3 ditë pas dhunës burracake për shkak të detyrës nga persona ende të paidentifikuar, gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, është takuar me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila i shprehu mbështetjen.

Vetë gazetari Doçi shkruan në Facebook se me diplomaten e SHBA-ve bisedoi rreth rolit kyç të medias për demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Mesditën e djeshme, zhvillova një takim me Ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim.  Përgjatë një ore ndamë mendime mbi klimën, në të cilën vijojnë misionin gazetarët në Shqipëri, rëndësinë e ndarjes së gazetarëve nga disa zhvatës/oligarkë të pasurive publike që fshihen pas lirisë së mediave, rolin e gazetarëve të pavarur dhe të guximshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, llogaridhënies së pushtetarëve, barazisë para ligjit, zhvillimit demokratik dhe ekonomik të vendit etj. Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të Shqipërisë është gjithnjë më i madh dhe më shumëdimensional se sa perceptohet, padyshim përtej kësaj klase politike. Mirënjohje ambasadores Yuri Kim, paraardhësve të saj në Tiranë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar gazetari Doçi.

Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi është sulmuar mesditën e së dielës (13 nëntor) nga persona ende të paidenfikuar shumë pranë banesë së tij. Gazetari ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë