Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Arst të bashkisë Fushë Arrëz. Çifti i bashkëshortëve, Skënder dhe Bardhe Nika, u dhunuan nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka kontrolluar banesën e familjes Balaj, për të cilën çifti ka dyshime për shkak të konflikteve të mëparshme. ‘Blutë’ kanë shoqëruar Petrit Balajn dhe shpallur në kërkim Kristajn Balajn. Ky i fundit dyshohet se para 3 ditësh i doli çiftit Nika me armë në pyll.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00.
"Sot kam lënë punën rreth orës 6:00 dhe jam kthyer në shtëpi. Kur kam dalë pak jashtë shtëpisë, më kanë dalë përpara pesë-gjashtë veta të maskuar, me armë dhe me shkopinj. Kanë filluar të më rrahin. Nuk i kam njohur", thotë Skënder Nika.
Nga shtrati i spitalit, 55-vjeçari rrëfen për Report TV se autorët u prezantuan si efektivë policie dhe pas sulmit ndaj tij, dhunuan dhe të shoqen me shkopinj gome e drunj.
"Më kanë thënë se janë policia dhe jam ulur në tokë. Njëri ka pasur automatikun, ndërsa tre-katër të tjerë kanë pasur shkopinj gome. Më kanë rrahur dhe janë larguar. Pastaj kanë shkuar në shtëpi. Kanë kapur në rrugë edhe gruan time”, shprehet ai.
Skënder Nika thotë se mosmarrëveshjet me fqinjin lidhen me kullotat dhe mbledhjen e dredhëzave në zonë. Ai shton se pak ditë para ngjarjes kishte pasur kërcënime.
"Ka pasur debate për dredhëza dhe për kullotat në malet tona. Madje na kanë thënë: 'Do ta shihni sherrin'. Dhe kjo ndodhi pas katër-pesë ditësh", thotë Nika.
Por konfliktet mes palëve nuk janë të reja. Sipas 55-vjeçarit, katër vite më parë ai ishte akuzuar nga e njëjta familje se kishte denoncuar parcelat me kanabis, akuza që ai i mohon. Pikërisht në atë kohë, policia zhvilloi një operacion antidrogë në zonë, ku u asgjësuan tre parcela me bimë narkotike.
"Edhe ajo punë ka qenë problem. Në të vërtetë nuk ishim ne që i kishim denoncuar, por ata nuk u bindën. Na kanë bërë dëme dhe na kanë helmuar bagëtitë. Tek ata dyshoj. Nuk kam dyshime për njeri tjetër”, Skënder Nika.
Ndërsa 51-vjeçarja thotë se në dijeni të konfikteve është shefi i komisariarit të Pukës, i cili nuk u ka siguruar mbrojtje.
Policia tha se punon për identifikimin e dy autorëve të sulmit, bazuar dhe në dëshmitë e çiftit të dhunuar, ndërsa hetimet janë përqendruar tek konflikti për kanabisin.

Pas deklarimeve të çiftit të bashkëshortëve për dhunë nga familja Balaj, policia ka kontrolluar banesën e saj. ‘Blutë’ kanë shoqëruar Petrit Balajn dhe shpallur në kërkim Kristajn Balajn.
Ky i fundit dyshohet se para 3 ditësh i doli familjes Nika me armë në pyll.
Skënder dhe Bardhe Nika kanë deklaruar se i vetmi konflikt është me familjen Balaj.
Skënder Nika, pas dhunimit mëngjesin e sotëm pranë banesës ku jetonte (Arst) ka deklaruar për Report Tv se ishte duke u kthyer nga puna kur 5 persona të maskuar dhe me rroba të ngjashme me ato të RENEA-s e kanë ndaluar.
“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome.
Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.
Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar.
Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, thotë ai.
Komente







Spiunimi esht nje ves i trasheguar nga komunizmi ose nga xhelozia per te tjeret,ma merr mendja se ky cift spiunash kan zen mend.
PërgjigjuKjo është policia që kérkon informacion.
Përgjigju