Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga familjarët e gazetarit në profilin e tij në rrjetet sociale.
Ata bëjnë me dije se personat që e kanë dhunuar janë identifikuar, ndërsa gazetari është në luftë për të mos humbur shikimin.
Madje ata i kanë bërë thirrje edhe një vajze të njohur të showbizit shqiptar, por pa dhënë emra, “që të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.
Krahas reagimit ata kanë publikuar edhe një foto të gazetarit, tek dallohet fytyra e gjakosur dhe syri i dëmtuar.
‘Të dashur miq, Ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit. Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur, mes nesh. Me shumë dashuri, familja’, shkruajnë ata.
Komente











E para nje gazetar qe shpif dhe ofendon njerezit kushdo qofte futet ne jeten personale te dikujt qe nuk perben lajm kronike, po vepron jashte petkut te gazetarit dhe biles po shkel rend kodin deontologjik. Cdo njeri mban pergjegjesi per deklarat qe ben.
PërgjigjuSe mos ja ka ber per borxh KY gazetari ksaj vajzes se show bizit
Përgjigju