Një punonjës i grupit të inspektimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive është dhunuar sot fizikisht, në zyrat e institucionit, nga përfaqësuesi i një subjekti ISP (Internet Service Provider), i cili ishte ndëshkuar për aktivitet të palicencuar nga AMA.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila në një reagim në profilin e saj, në Facebook ka dënuar rastin. Në reagimin e Krasniqit thuhet se subjekti ISP ishte dënuar sipas ligjit, për shkak të ushtrimit të aktivitetit të palicencuar nga AMA, gjë që ka sjellë edhe ndodhinë e rëndë të dhunimit të një prej punonjësve, për më tepër në krye të detyrës.
Më poshtë reagimi i plotë i kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi:
Dënoj me forcë dhunën e ushtruar sot ndaj një punonjësi të AMA-s, në ambjentet e institucionit, nga përfaqësuesi i një subjekti ISP, i ndëshkuar sipas ligjit, për aktivitet të palicencuar nga AMA.
Si burim i shkeljeve më të mëdha ligjore, sidomos transmetimeve pa licence apo piraterisë së përmbajtjeve audiovizive, subjektet ISP janë prej kohësh nën vëzhgimin e rreptë të ekipeve tona të punës. Çdo rast i paligjshëm është ndëshkuar sipas legjislacionit në fuqi.
Sot, një shkelës i ligjit ka dhunuar fizikisht një prej anëtarëve të ekipit të inspektimit, i cili ishte në krye te detyrës.
Shpreh bindjen dhe besimin se institucionet e rendit dhe drejtësisë do të bëjnë më së miri punën e tyre, për këtë incident të turpshëm dhe të paprecedent.
Rregullimi i tregut audioviziv, ligjshmëria e tij, lufta kundër piraterisë në të gjitha format e shfaqjes së saj, është misioni ynë dhe puna jonë e çdo dite. Prandaj për individë të tillë kam vetëm një mesazh: Çdo shkelës do të marrë dënimin sipas ligjit.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70%
-
Jo
19.3%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Televizionet abuzuan me reklamat e fshehta, raporti i AMA për 2023! Krasniqi raporton te 'Media': Shumë ankesa për shkelje të të drejtave
27 Maj, 13:37
-
Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok
26 Prill, 10:15
-
Peticioni i studiuesve, ‘shoshiten’ problemet, AMA: Për gjuhën shqipe, asnjë ankesë! Më e lashta në botë?! Akademiku: Të pyeten ata që merren me këtë punë!
20 Shkurt, 17:18
-
Kryetarja e AMA-s, Krasniqi pret homologun turk, Sahin! Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes rregullatorëve të dy vendeve
7 Shkurt, 16:25
-
AMA organizon tryezën e parë për matjen e audiencës
15 Janar, 15:49
-
Propozimet për ndryshime në ligjin ‘Për median audiovizive’! AMA zhvillon Tryezën e parë të Konsultimit me grupet e interesit
7 Dhjetor 2023, 20:12
-
Shqipëria i bashkohet Javës Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin
2 Nëntor 2023, 18:11
-
‘Ligji’ mbi shpërndarjet e videove sfida e enteve monitorues, kryetarja e AMA-s: Të përshtatim punën
20 Tetor 2023, 16:06
-
Shqipëria merr presidencën e Rrjetit të Enteve Rregullatore
28 Shtator 2023, 16:56
-
'Dezinformimi dhe edukimi mediatik'! Shqipëria përfaqësohet në Turqi nga kryetarja e AMA-s
22 Shtator 2023, 22:46
-
‘Ponder’, programi që nxit mendimin kritik tek të rinjtë! 5 më të mirët do zhvillojnë praktikë në mediat shqiptare
6 Korrik 2023, 22:00
-
Desada Metaj i përgjigjet akuzave të Berishës: S’e kam pasur fatin e zëdhënseve të tua që i ke sistemuar në TV-të e Ramës dhe Veliajt
13 Prill 2023, 17:20