VIDEO/ Dhunohet me grushte arbitri në Kategorinë e Parë, reagojnë Shkumbini dhe Dinamo(VIDEO)

Dhuna dhe futbolli shqiptar duket se janë një binom i pandashëm. Ky fenomen që po nxin sportit më popullor në Shqipëri është shfaqur sërish sot në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Shkumbinit dhe Dinamos.

Në përfundim të ndeshjes, disa tifozë kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë dhunuar me grushte arbitrin Sokol Bebja. Arsyeja ka qenë vendimet që ai ka marrë gjatë ndeshjes, e cila përgjatë gjithë 90 minutave ka qenë tepër e tensionuar dhe jo më kot janë akorduar tre kartona të kuq dhe tetë të verdhë.

Pas përfundimit të ndeshjes një qëndrim në faqen zyrtare e kanë mbajtur të dy klubet. Dinamo në ‘facebook’ shkruan: “Çdo ndeshje e Dinamos në transfertë po shoqerohet me presione që nuk kanë lidhje me fushën e lojës. Në fund të ndeshjes së sotme është dhunuar arbitri Sokol Bebja! Nuk është hera e parë që faktorë të jashtëm mundohen të ndikojnë në fatet e ndeshjes. Dinamo ka qënë, është dhe do të jetë gjithmonë Fair Play, brenda dhe jashtë fushe.”

Ndërkohë klubi i Shkumbinit në ‘facebook’ akuzon arbitrin: “Përfundon komedia më e turpshme e parë në Peqin. Sokol Bebja turpi i gjykimit ka mbyllur takimin Shkumbini - Dinamo
1-1.”

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm