Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion
Orges Shehi, trajneri i Partizanit
Partizani dhe Dinamo luajnë nesër në 18:00 për raundin e 32-të të Superligës. Ndeshja e cila luhet në "Arenën e Demave" është komentuar nga Orges Shehi. Trajneri i Partizanit shpjegoi para medieve në konferencën e zakonshme se nuk do jetë i gatshëm Hadroj, ndërsa ka besim se në fund ekipi që drejton do jetë kampion i Shqipërisë, duke mos u trembur nga asnjë rival.
"Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, është e rëndësishme si të tjerat ato që kanë kaluar dhe ato që vijnë. Do ta presim me uri për të bërë më të mirën dhe me përqëndrim sepse shohim dita ditës që episodet vendosin ndeshjet.
Lëndimet? Situata është e njëjtë me javën e kaluar, nuk është rikuperuar Hadroj, ai sakrifikoi javën e shkuar dhe nuk do të kërkojmë të bëjmë dëm të madh, ka një shqetësim që do kohën e vet për rikuperim.
Nuk më tremb asgjë nga kundërshtarët, ekipi duhet të kalojë ngërçin psikologjik, shpresoj të hyjnë në fushë me autoritetin që i karakterizon. S'më tremb asgjë kur çunat e mi japin 100% në fushën e lojës. Në futboll situatat janë dinamike çdo gjë e lidh me skuadrën nëse bëjmë më të mirën në “Final 4” ne do të jemi atë që do të ngremë titullin kampion.
Çdo gjë është relative në futboll dhe kush i frikësohet kundërshtarit më mirë mos ta bëjë këtë punë, situatat kalohen me besim dhe përqëndrim. Në sulm kemi 4 lojtarë për një pozicion në varësi të situatave mund t'i fusim edhe të gjithë njeherë", tha Shehi.
Me 48 pikë Partizani mban vendin e tretë, teksa Dinamo me 46 pikë ndodhet në vendin e pestë. Kujtojmë se në fundin e 36 javëve të rregullta, Superliga do i drejtohet "Final 4", skemës me katër ekipet që do renditen nga vendi 1-4 dhe do diskutojnë mes tyre trofeun e këtij sezoni.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
Zyrtare/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin
24 Dhjetor, 11:48
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit (VIDEO)
24 Dhjetor, 08:09