Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.
Sipas burimeve për Report Tv, Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për një derë automjeti të lënë të hapur.
Nga spitali, avokati i ish-presidentit Meta thotë se 2 të rinj e provokuan fillimisht dhe më pas e goditën nga pas me mjet prerës, pa asnjë shkak të rastit. Gjithashtu, ai mohon të ketë konflikte të mbartura.
“Më kanë dhunuar 2 të rinj që nuk i njihja. S’e kam idenë përse. Më provokuan, pasi më provokuan, më goditën. Nuk mund të them gjë më shumë se nuk e di çfarë ka ndodhur. Para 2 orësh, 1 orë e sa, në hyrje të qytetit, po hidhja karburant në një pikë karburanti. Ata erdhën aty, pasi më provokuan, dolën nga makina, dikush erdhi nga pas më goditi me mjet prerës, nuk e di me çfarë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, nuk e kam idenë dhe nuk mund të them tani arsyet. Por ishte një provokim për të cilën më vonë dlo ta shikojmë se ça ka ndodhur. Nuk i njihja, ishin djem të rinj, rreth të tridhjetave. Kam 4-5 dëmtime në kokë. S’jam mirë, kam dhimbje koke”,- tha Cakrani
Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Policia, e cila përmes një njoftimi bën të ditur se Cakrani është dhunuar nga dy persona dhe ngjarja ka ndodhur në Rrugën Transballkanike.
Policia raporton se ka identifikuar automjetin me të cilin janë larguar dy shtetasit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas dhunimit të avokatit të tij Kujtim Cakrani në Vlorë, duke e dënuar ashpër sulmin dhe duke kërkuar ndëshkimin e autorëve.
"Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.
Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët" thuhet në deklaratën e Metës në Facebook.

Postimi i ish presidentit Ilir Meta në Facebook

Avokati Kujtim Cakrani në spital
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani në qytetin e Vlorës ka sjellë reagime nga dhomat vendore të avokatisë në Vlorë dhe Fier, të cilat kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar hetim të shpejtë e vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Në një komunikatë për shtyp Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë e ka cilësuar dhunimin e avokatit një akt të patolerueshëm duke shprehur shqetësim të thellë për rastet e përsëritura të dhunës që, sipas saj, po cenojnë sigurinë e profesionistëve dhe qytetarëve në qytet.
“Dhomë Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh shqetësimin e saj të thellë për çdo akt dhune që cenon integritetin dhe sigurinë e profesionistëve dhe qytetarët të saj. Është e patolerushme që në qytetin e Vlorës ka raste të përditshme të ushtrimit të dhunës ndaj profesionistëve por edhe ndaj qytetarëve të saj. Dhuna, pavarësisht autorit apo motivit, është gjithmonë e papranueshme dhe bie ndesh me parimet themelore të një shoqërie të drejtë dhe të qytetëruar. Dhuna nuk është kurrë një mjet për të zgjidhur mosmarrëveshje dhe duhet të dënohet fuqishëm nga institucionet përgjegjëse. Dhomë Vendore e Avokatisë Vlorë fton autoritetet përkatëse që të veprojnë sipas ligjit, duke garantuar jo vetëm drejtësinë për rastet e dhunës, por edhe sigurinë e të gjithë profesionistëve dhe qytetarëve. Ne ripërsërisim se shoqëria jonë ka nevojë për dialog, respekt dhe zbatim të ligjit si mjet për të zgjidhur çdo konflikt. Dhuna, kudo dhe nga kushdo qoftë, nuk ka vend në shoqërinë tonë" thuhet në deklaratën e Dhomës Vendore të Avokatisë në Vlorë të publikuar në faqen e saj në Facebook.
Edhe Dhoma Vendore e Avokatisë Fier bëri thirrje që rasti të zbardhet sa më parë, duke i kërkuar Policisë së Vlorës që brenda orëve në vijim të identifikojë autorët dhe të informojë opinionin publik mbi rrethanat e plota të ngjarjes.
“Urojmë që situata në fjalë të mos ketë lidhje me profesionin e avokatit dhe apelojmë Policinë e Vlorës që brenda orëve në vijim të vërë përpara përgjegjësisë autorët dhe të sqarojë opinionin publik. Dhuna nuk duhet të mbetet e pandëshkuar, sepse kur ndodh ndaj një avokati me profil të lartë publik, qytetarët ndjehen akoma më të kërcënuar” thuhet në komunikatën për shtyp.
Kujtim Cakrani ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Vlorës, në repartin e kirurgjisë, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një pikë karburanti, që dyshohet se ka nisur për shkak të një dere automjeti të lënë të hapur.
Nga spitali, avokati ka deklaruar se është provokuar fillimisht nga dy të rinj dhe më pas është goditur nga pas me mjet prerës. Ai mohuar kategorikisht se ka pasur konflikte të mëparshme me ta.
Avokati Kujtim Cakrani ka sqaruar për mediat se si u dhunua nga 2 të rinj në një pikë karburanti në hyrje të qytetit të Vlorës. Avokati i ish-presidentit Ilir Meta thotë se 2 të rinj e provokuan fillimisht dhe më pas e goditën nga pas me mjet prerës, pa asnjë shkak të rastit. Gjithashtu, ai mohon të ketë konflikte të mbartura.
“Më kanë dhunuar 2 të rinj që nuk i njihja. S’e kam idenë përse. Më provokuan, pasi më provokuan, më goditën. Nuk mund të them gjë më shumë se nuk e di çfarë ka ndodhur. Para 2 orësh, 1 orë e sa, në hyrje të qytetit, po hidhja karburant në një pikë karburanti. Ata erdhën aty, pasi më provokuan, dolën nga makina, dikush erdhi nga pas më goditi me mjet prerës, nuk e di me çfarë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, nuk e kam idenë dhe nuk mund të them tani arsyet. Por ishte një provokim për të cilën më vonë dlo ta shikojmë se ça ka ndodhur. Nuk i njihja, ishin djem të rinj, rreth të tridhjetave. Kam 4-5 dëmtime në kokë. S’jam mirë, kam dhimbje koke”,- tha Cakrani
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.
Komente









Mir ja kan bo qenit se lef shum edhe aty ku nuk duhet!
PërgjigjuBo bo paskan rrahur lopçarin e Cakranit...ju lumtë dora çuna e meriton lopçari....
PërgjigjuKy maskarai avocato e kishte hallall drurin keshtu zen mend per heret tjera bravo vlora jeni cuna heronj
PërgjigjuDhomes se avokatis i doli zeri u degjua per cudi!!! Ju duket Cakrani dhe Lapaj te kene kultur avokatie??Po kur Adriatik Lapaj qe ka licensen e avokatit merr flamujt shqiptar ua shperndan protestuesve "miq e farfis" dhe me flamujt ne dore shajn e ofendojn duke shkelur vlerat e flamurit perse nuk regan dhoma e avokateve te Shqiperis? Le te ulerasin rrugeve te Tiranes e te shajn po pa flamuj ne dore! Po kur Berisha e nxin Shqiperin rrugeve te botes si tradhetar i pabes perse nuk reagojn?Cakrani mbase i ka paguar qe ti gjuajn per te justifikuar mos paraqitjen ne ndonje gjyq qe do u kete marre miliona klienteve!
PërgjigjuRradhen tjeter te bej me shume palestër, dhe mos ti japi gojes si qentë e bashkisë qe rrinë te kulaçi ne skele.
PërgjigjuAvokat dhe deklaron "... më goditën me mjet prerës...". Me mjet prerës të presin o injorant! Të mprehtë, metalik, të fortë... ndoshta dhe të kanë çarë. Po të ishte prerës/thikë do t'a kishin ngulur në trup a do të kishin prerë qafën, duart... ku nuk ke asnjë shenjë. Se mos del që ua ke bërë borxh, se ti na ngre nervat edhe neve në shtëpi duke folur nga televizori... Nejse, të shkuara se të pret i Burgosuri t'a mbrosh.
Ky far avokati i ka hy vetja në qefe. Bon garipin. Asgjë nuk ka, bon kot fare. Siç bon nëpër gjyqe
PërgjigjuOre po si nuk denoni veprimin po direkt ne fyerje shqiptari me shqiptarin. Leteni se si eshte, i eger i fort apo i dobet. Veprimi eshte per tu denuar. Jemi shqiptar dhe jetojm ne shqiperi. Shume keq kaq kam.
PërgjigjuKur ligji mbron legenin dhe legeni shfrytezon ligjin per te bllokuar rrugen pa Marr parasysh qe liria e tij perfundon atje ku cenin lirim e tjetrit ateher zgjidhja esht ti tregohet vendi legenit.supas teje ti hapim rrug e tu hipi ne qaf njerezve sepse esht I veshur me pushtet?
Mènyra e komunikimit tè zotèrisè, thènè me njè notè tè lartè dipllomacie, èshtè si ai qè MBILLTE ERÈ. Pèr tè korrur pastaj,,,,furtunè. Shqipèria sot, ka shumè "avoketèr" si ky. Personazhe tè dalè nga kotèsia e njè shoqèrie nè degradim tè plotè,,ku çdo fshatari gojèndyrè qè zbret nè kryeqytet, i duket vetja Toni Montana.!!!
PërgjigjuE para:Ky pseudoavokat ka denim pa shlyer ne shtetin italian,e dyta:ky me te vellane Armandon jane fytyrat me te urryera ne Vlore.Rrace spiunash denbabaden.Kokluzioni:Ja bene mire cornutos.
PërgjigjuGoja llap e shpina dap!