KAVAJE-Arrestohet nga policia personi i katërt i përfshirë në dhunimin e aktivistit të LSI-së pak ditë më parë.
I arrestuari është Gazment Kazazi 37 vjeç, ai akuzohet se gjatë ditës së mërkurë bashkë me tre shtetas të tjerë, që janë arrestuar kanë dhunuar një tjetër person për arsye politike.
Deklarata e policisë së Kavajës
Kapet shtetasi i katërt i përfshirë në dhunimin e aktivistit të një subjekti politik.
Më datë 16.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim:
Gazment Kazazi, 37 vjeç, banues në Kavajë
Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të arrestuar nga Policia e Kavajës me datë 14.06.2017, kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., me qëllim mos të angazhohej në fushatën elektorale të një subjekti politik.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesmarrësve në zgjedhje" parashikaur nga Neni 329/3 i Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com