Policia e Cerrikut ka arrestuar 21-vjeçarin Aleksandër Kovaçin pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjiksht babain e tij, 46-vjeçarin B. K.

21-vjeçari nga Xibraka e Cerrikut është arrestuar për dhunë në familje pasi sipas policisë ka dhunuar babanë pas një konflikti në banesën e tyre.

Njoftim për Shtyp
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

* Aleksandër Kovaçi, 21 vjeç banues në fshatin Xibrakë Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit B.K., 46 vjeç banues në fshatin Xibrakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Er.K/Shqiptarja.com