Dhunoi efektivin pas një konflikti të çastit, vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës 47-vjeçari

Dhunoi efektivin pas një konflikti të çastit, vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës 47-vjeçari

1711387651_1711387607shkoder.JPG

Vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës Ormir Gucia  47-vjeç pasi dhunoi efektivin Admir Okaj gjatë një konflikti të çastit.

"Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër", njofton policia.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.


Lajmi kryesor:

Dhunohet polici në Shkodër! Fqinji e godet me sende të forta në kokë pranë shtëpisë! Gjatë konfliktit u shkrep arma (Emrat-Video)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?