Dhunoi për shkak të detyrës gazetarin sportiv Eduart Ilnica dënohet nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burg Alban Vogli, zyrtari i klubit të futbollit Kastrioti.
 
Vendimi për dënimin e Voglit është dhënë këtë të Enjte nga gjyqtari Lazër Sallaku ndërsa me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burgim.

Ilnica u dhunua, pasi kishte publikuar pamje të dhunës në stadium në ndeshjen mes Korabit dhe Kastriotit, ku ishte përfshirë dhe presidenti i Kastriotit.


dy.b/shqiptarja.com