Dhunoi policin, Prokuroria: 3
vite burg për Vladimir Gjutën

Dhunoi policin, Prokuroria: 3<br />vite burg për Vladimir Gjutën
Kundërshtoi efektivët e policisë rrugore më 6 dhjetor të 2014-s për një parkim të gabuar në rrugën Dervish Hima, prokuroria kërkon tre vite burg për Vladimir Gjutën.
 
Por cili është Vladimir Gjuta?

Ai u bë i njohur në harkun kohor të një viti dhe për përplasjet e tij me uniformat blu apo ministrin e brëndshëm Saimir Tahri.
 
Ndaj Gjutës aktualisht janë hapur tre procese gjyqësorë dy prej tyre në Gjykatën penale të Tiranës dhe një pranë krimeve të rënda ku ai rezulton i pandehur si kreu i një grupi të strukturuar kriminal, grup që sipas prokurorisë vendosi tritol mbi biznesin e prindërve të Saimir Tahirit.
 
Gjuta do të arrestohej më 6 dhjetor të 2014-ës, por me një vendim të gjykatës ai për fyerjen dhe kundërshtimin e policisë do të përfundonte në arrest shtëpie.
 
Fill pas tritolit të vendosur më 9 shkurt ndaj familjes Tahiri për të cilin i dyshuar është Vladimir Gjuta ky i fundit do të arratisej nga banesa ku qëndronte me masë sigurie dhe vetëm pas një operacioni të RENEA-s dhe gjurmimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ai do të prangosej më 18 qershor në tunelin e Kalimashit.
 
Vendimi për 3 vitet e burgut të kërkuara nga Prokuroria nuk u dha këtë të mërkurë dhe u shty për javën e ardhshme, ndërsa 34-vjeçari është në pritje dhe të përballjes me akuzën e largimit nga vendi i dënimit dhe atë të shkatërrimit të pronës me eksploziv si dhe drejtimit të grupit kriminal, akuzë kjo e cila po hetohet paralelisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës