Dy persona në Vlorë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë ushtruar dhunë mbi bashkëshortet e tyre.
 
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë, Fatos Shabani 32 vjeç pas kallëzimit që bashkëshortja I.B, 23 vjeç ka bërë ndaj tij për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike duke i shkaktuar fraktura në fytyrë dhe parakrahë.
 
Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe Pavllo Konomi, 39 vjeç ku dhe ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 32 vjeçare, E.K.
 
Materialet proceduriale për dy shtetasit e arrestuar në flagrancë  i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tyre për veprën penale “Dhuna në familje”. 

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com