Një 47-vjeçar nga Gramshi ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Guri Buzani, i cili ka goditur me mjete të forta kunatën e tij, motrën e gruas.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi: • Guri Buzani, 47 vjeç, banues në fshatin "Bërsnik", Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.
Shtetasi i lartëpërmendur në fshatin "Bërsnik", për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale " Dhuna në Familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.