LEZHË - Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është denoncuar nga gruaja e tij të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte se do ta vriste. I arrestuari është 50-vjeçri Z.K, banues në Pllanë, Lezhë.

Gjatë kontrollit 50-vjeçarit i është gjetur një kallashnikov me krehër me 10 fishekë,  një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje".

1578819128_9001.jpg