Pas materialeve të dorëzuara nga Policia, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pasi gjatë protestës së 20 shkurtit të organizuar nga PD, ata dhunuan një agjent policie dhe një qytetar që e ngatërruan me polic civil. Ndaj tyre kanë bërë kallëzim personat e dhunuar, Krenar Metaj dhe Totem Toraj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por ndërsa Krenar Metaj rezulton të jetë agjent i Komisariatit nr.1, Tetem Toraj në të kundërt, është një qytetar që ka një biznes privat, por që u përfshi rastësisht në konfliktin pranë Xhamisë së Namazgjasë me deputetët e Partisë Demokratike.
Toraj, i cili ka njohje dhe është bashkëfshatar i agjentit, e ka takuar rastësisht këtë të fundit pranë biznesit të tij dhe i ka folur për ta përshëndetur. Aty kanë qëndruar për disa momente duke folur me njëri-tjetrin, kur janë konstatuar nga deputetët PD-së, të cilët kanë nisur menjëherë t'i sulmojnë, fillimisht në mënyrë verbale dhe më pas edhe fizikisht.
Në pamjet e xhiruara nga Report Tv në momentin e konfliktit, Tetem Toraj, dallohet qartë që nuk është pjesë e konfliktit, por tenton të ndajë sherrin mes palëve.
Edhe në këtë pikë, deputetët vijojnë duke e shtyrë dhe goditur gjatë gjithë kohës.
Totem Toraj ka bërë kallëzim ndaj deputetit Flamur Noka para dy netësh, menjëherë pas incidentit.
I kontaktuar nga Report Tv, ai tha se ka pasur kontakt me deputetë të PD-së që mbrëmjen e 20 shkurtit në Komisariatin nr. 1, dhe u ka thënë që t'i kërkojnë falje publike, përndryshe do i kallëzonte penalisht. Sipas tij, të vetmen përgjigje që ka marrë, nga deputetët, ka qenë shprehja ironike se "je bërë VIP".
Në këto kushte ka bërë kallëzim në polici, duke treguar rrethanat e ngjarjes, nga momenti i takimit me agjentin që e njihte, deri te sherri që tentoi të ndalonte dhe shtyrjet që Noka ka bërë ndaj tij. Ai thotë se nuk është polic, merret me punët e tij dhe nuk ka lidhje me asnjë parti politike. Më pas kallëzim ka bërë edhe efektivi Krenar Metaj.
Komente













Kllici nje bastard qe vjedh ne emer te opozites
PërgjigjuDHE KJO NUK SHKON.... NË MES TË LUFTËS, MES GAZIT LOTSJELLËS DHE BONBAVE MOLOTOV TAKOHEN DY MIQ.... DHE I AFROHEN AQ AFËR DISA PROTESTUSVE, NJËRI ME DETYR ZBULIM SI AGJENT I KOM.NR 1 DHE TJETRI QË KUSH E DI ÇA DETYRE KA "SE NGA XHAMIA NUK DOLI" ....
PërgjigjuPer koicidenc Noka i adhuruari i Berishes me veprimet e bera ndaj efektivit te policis do dali i turperuar jo vetem perpara drejtesis po dhe vete Berishes.Zoti Krenar ka qene nje ish shume i talentuar futbollist sa kekohej nga kompania me e madhe e Ballkanit per tu futur ne akademin e futbollit te Kroacis.Po te kthej koken mbrapa Berisha per pak minuta te kujtoj qe perfaqesues te asaj kompanie paten ardhur ne Tirane paten respektuar Shqiperin dhe bashk ne ate respekt ishte dhe zoti Krenar.Do te ishte mire vet Berisha per kete histori te bukur te atyre viteve duhet te dergoj Noken dhe ti kerkoj falje.Zoti Krenar eshte aq i arsimuar dhe talentuar sa nuk ka pasur nevoj kurre te merret me spiunlliqe.Ka nje familje te mrekullueshme dhe pozicioni i punes qe ka ne policin e shtetit eshte si kunder pozicion pune ne cdo vend Evropian simbas pershtatjes legjislative dhe me ato vende.Ata qe punojn ne ato pozicione mbrohen me ligj nderkombetar me shume se dhe vet policia e shtetit.Flamur Noka mos merret me fyerje banale,dhune dhe shpifje po te ulet te lexoj si ka ndryshuar dhe eshte pershtatur legjislacioni me vendet evropiane,boll po e merr rrogen kot ne kuvend.Sali Berisha leket mos ti harxhoj per gure po per akademik te drejtesis ne ndihme repetitive
PërgjigjuPse jo dhe Jevgu Krriçi që goditi Agjentin?
PërgjigjuAi gjuan gurin dhe fsheh doren