TIRANE- Dy djem të rinj janë arrestuar të martën nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Në prangat e policisë kanë rënë dy tutorët Fatjon Çaushi 19 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe rivalin e tij Klaudjo Dako 22 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë. Ndërsa, në gjendje të lirë janë duke u ndjekur dy shtetaset, të cilat ushtronin prostitucion, L.D. 25 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë dhe M.D. 20 vjeçe, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë.
Vënia e tyre në pranga u bë, pasi tre ditë më parë, Dako dhe dy vajzat që janë duke u ndjekur në gjendje të lirë kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të miturës me iniciale A.Z. Sipas policisë, kjo e fundit shfrytëzohej për prostitucion nga 19 vjeçari Fatjon Caushi.
Kallëzimi
Burime nga policia, bënë me dije se kallëzimi në polici është bërë nga e mitura me iniciale A.Z. Në trupin e vajzës janë gjetur shenja të dukshme dhune. E marrë në pyetje nga grupi hetimor, vajza me iniciale A.Z ka treguar mbi dhunën e ushtruar ndaj saj, si dhe detaje të tjera rreth ngjarjes. Ajo ka treguar më tej edhe emrat e 3 personave që e kanë dhunuar atë. Për këtë fakt, mësohet se në dijeni ka qenë edhe tutori i saj 19 vjeçar, i cili nuk ka pranuar që vajza të bënte kallëzim në polici.
Hetimet
Menjëherë pas dëshmisë së A.Z-së, policia e kryeqytetit vuri në pranga dy personat e dyshuar për shfrytëzim prostitucioni, Fatjon Çaushin dhe rivalin e tij, Klaudjo Dakon. Nga hetimet e policisë është konstatuar se që nga muaji Gusht e deri më tani, duke përfituar nga gjendja shoqërore e viktimës, vajzës së mitur me iniciale A.Z, i arrestuari Fatjon Çaushi e ka trafikuar atë nga Elbasani në Tiranë duke e shfrytëzuar për prostitucion në qendër të Tiranës.
Po ashtu, nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se rivali i Fatjon Çaushit, i arrestuari Klaudjo Dako, në bashkëpunim me vajzën me iniciale L.D, më datë 05.10.2015 kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike për rivalitet, mbi vajzën e mitur me iniciale A.Z. Po ashtu, në këtë çështje e përfshirë ka qenë edhe vajza M.D e cila ushtron prostitucion.
Akuza
Lidhur me këtë çështje, materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda, në Tiranë. Dy të rinjtë e arrestuar, akuzohen për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”, të parashikuara nga neni 110/a dhe 114 të Kodit penal.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com