Dhurata Çupi deputetja më e re
në Kuvend:Do jem aty për dibranët

Dhurata Çupi deputetja më e re<br />në Kuvend:Do jem aty për dibranët
Në shtator pritet të bëjë betimin e saj si deputetja më e  re e Kuvendit, pasi KQZ vendosi ti japë mandatin e  deputetes. Dhurata Çupi  do të zëvendësojë në listën e qarkut të Dibrës Sherefedin Shehun i cili kandidon tashmë për drejtimin e  kësaj bashkie.

"Me futjen e zonjës Dhurata Çupi bëhen 32 femra ose 22,8%. Të shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme numri i grave në parlament të rritet", ka thënë kryetarja e KQZ,  Lefteri Luzi.

Po kush  është Dhuratat  Çupi?
Në një intervistë për Report Tv ajo rrëfen se të paktën prej 7 vitesh ka qenë në krah të kryedemokratit Lulzim Basha, duke bashkëpunuar me të në çdo institucion që ai ka drejtuar. Në shtator Çupi do të bëjë betimin për tu ulur në Kuvend nën siglën  e PD.

Ajo angazhohet se në sallën e parlamentit do të jetë për të përcjellë çdo shqetësim të  dibranëve, ku sipas saj gjatë tre viteve të fundit  janë shtuar ndjeshëm për banorët e asaj zone.

"Pesha e përgjegjësisë është e madhe. Do mundohem që çdo qytetar dhe banor i Dibrës të jetë i përfaqësuar nga unë. Pamë tre vitet e fundit trajtimin dhe poshtërimin nga pushteti dhe maxhoranca të këtyre qytetarëve. Kam punuar 7 vite me zotin Basha dhe kam qenë e privilegjuar", është shprehur Çupi.

Ndërsa është pjesë e shtabit elektoral të Sherefdin Shehut, Dhurata Çupi kishte edhe një mesazh për rivalin  e opozitës në këto zgjedhje.

"Do jem pjesë e shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike. Dibranët duhet të jenë krenar që i përfaqëson profesor Sherefedin Shehu.  Më erdhi keq që kandidati i maxhorancës nuk e filloi fushatën me një ndjesë publike, në emër të qeverisë që përfaqëson. Dibra ka pasur dhjetë  mjekë dhe sot ka vetëm dy. Nga dy mjekë  njëri la shëndetësinë djhe po kandidon për Bashkinë e Dibrës, do të ishte më mirë tu shërbente qytetarëve si mjek dhe zoti Shehu të drejtonte bashkinë si menaxher i njohur dhe profesionist", ka thënë Çupi.

Dhurata Çupi ishte e fundit e listës së kandidatëve të PD-së për Qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 23 qershor të vitit 2013, futja e saj në parlament  vjen për shkak të parashikimeve të kodit zgjedhor  i cili qartëson që në rast të lënies nga njëri deputet të mandatit të tij, ai zëvendësohet me kandidaten femër, që ndodhet më lart në listë. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA