Dhurata Çupi kundërshton te 'Ligjet' shtesat në projektligjin për letërnjoftimet digjitale: Përpjekje për t'i bërë favorin e radhës kompanisë qeveritare! Të votohet pas zgjedhjeve

TIRANË - Dy nismat ligjore të qeverisë, për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftim digjital dhe projektligjin për njohjen e viteve të punës të atyre që kanë punuar në ish ndërmarrjet shtetërore, ato bujqësore dhe ish-kooperativat, opozita i cilëson si elektorale dhe përpjekje për të blerë vota.

Sipas Çupit, projektligji për letërnjoftimet digjitale, është përpjekje elektorale e socialistëve për të favorizuar kompaninë qeveritare me koncesionin e radhës.

'Mbi projektligjin për letërnjoftimet elektronike, duket qartë përpjekja e qeverisë për të dhënë koncesionin e radhës. Është një projektligj ku parashikimi buxhetor  mbi 5 mld lekë kosto, dhe këto efekte financiare do të përballohen nga IDENTITEK ose në varësi të studimit të vizibilitetit nga shoqëritë e tjera që kanë kapacitete teknike dhe financiare. Është një përpjekje e hapur për të intimiduar, dhe për të bërë favorin e radhës për t’ja dhënë kompanisë qeveritare koncesionin e radhës, minimum 5 mld lekë. Është një projektligj që nuk jua kërkon BE. Haptazi në kundërshtim me kodin zgjedhor.'

Çupi kërkon që ky projektligji dhe tjetri që ka të bëjë me njohjen e periudhave të punësimit në shtet për efekt pensioni në sistemin e 6 sigurimeve shoqërore, të votohen pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ndërsa zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve shprehet se identifikimi elektronik nuk mund të përdoret si dokument zyrtar administrativ, për transaksione private apo publike.

'Identifikimi elektronik nuk mund të përdoret si dokument zyrtar administrative,  për transaksione private apo publike', tha zv.ministri Mahila.

Çupi kërkon tërheqjen e këtyre dy projektligjeve.

'Kanë qëllime elektorale, doni t'i merrni votën qytetarëve. Të votohen pas zgjedhjeve', kërkon Çupi.

Një model të ngjashëm të e-ID-së, sipas zv/ministrit të brendshëm e kanë edhe vende si Gjermania, Belgjika dhe Estonia.

Projektligjet e propozuara nga socialistët:
1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.
2. Projektligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e 6 sigurimeve shoqërore”.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!