Ish deputetja e PD, Dhurata Çupi, denoncon situatën në fshatrat e Klosit ku qytetarët për shkak të pamundësisë ekonomike marrin ushqime me listë. Konkretisht sipas Çupit rreth 40 % e njerëzve blejnë me listë duke krijuar vështirësi për bizneset e zonës.

Rasim Shahini ka një dyqan të vogël ushqimoresh në fshatin Bejn të Klosit, ku tregon se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi të mëdha familjet në nevojë dhe ai është i detyruar që t’i japë ushqime me listë.

"Me situatën nga koronavirus kemi shitur me shumë me listë për njerëzit hallexhinj me ushqime. Rreth 40 % e fshatit marrin me listë, një pjesë edhe nuk i sjellin kryesisht ata me ndihmë ekonomike", thotë tregtari në videon e publikuar nga ish-deputetja demokrate.

Rasimi tregon se do të vazhdojë kështu, duke dhënë me listë pasi nuk mund t’i lërë bashkëfshatarët e tij pa bukë në këtë situatë të vështirë.