Dhurata Dora publikon bashkëpunimin me artistin e njohur francez, Maitre Gims.

Pjesë e këngës është edhe Dj Assad.

Kënga e publikuar vetëm në versionin audio ka titullin “Te quiero” dhe është pjesë e albumit më të ri të Gims.

Dhurata ka arritur që të fitojë pëlqimin e madh në muzikën franceze, pas bashkëpuimit me Soolking, që solli superhitin "Zemër".

Ndërsa Maitre Gims është njëri ndër artistët më të njohur  francez, i cili bëri bujë me  hitet  “Est-ce que tu m’aimes ?”, “J’me tire” e “Bella”,  etj.