Dhurata e Deshira Ahmetit
në 105-vjetorin e Pavarësisë

Dhurata e Deshira Ahmetit<br />në 105-vjetorin e Pavarësisë<br>
Sopranoja e njohur dibrane, Primadona e Operës së Shkupit, Dëshira Ahmeti Kërliu, është duatrokitur me shumë emocion teksa ka interpretuar këngën “Për ty Atdhe” gjatë koncertit të organizuar në 105 vjetorin te Pavarësise te Shtetit Shqiptar, në skenën e bukur të Sant George, një nga Teatrot më të njohura të Nju Jorkut.

“Ishte një emocion i pa përshkruar” tha sopranoja Ahmeti për Albanian Excellence, kur interpretova këtë këngë të mrekullueshme kushtuar Shqipërisë përpara publikut artëdashes shqiptar në Nju Jork”.

“Jam e mrekulluar sepse kuptova se publiku e vlerëson artin dhe të bukurën e tij”, tha ajo por edhe e mrekulluar nga ky organizim madhështor i vlerave shqiptare në Nju Jork dhe artistëve shqiptarë të ardhur enkas në Nju Jork për të nderuar 105 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar”, tha ajo.

Ajo e konsideroi një mbrëmje jashtëzakonisht të paharruar, koncertin e organizuar më këtë rast ku morën pjesë një plejadë e shquar artistësh si, Mirush Kabashi, Frederik Ndoci, Bebe Rexha, Mira Konci, Kastriot Tusha, Arjan Kerliu, Xhoi Bejko, Vedat Ademi, Gëzim Nika, Sinan Vllasaliu nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraci dhe moderatores Kozeta Turishta. Artistja e njohur e cila ka një aktivitet për tu admiruar dhe respektuar në komunitetin shqiptar në Amerikë, u shpreh se ndihej mirë që ka kontribuar për komunitetin shqiptar dhe për Shoqatën Atedhtare Dibrane. Sopranoja Ahmeti u shoqërua nga Cultural Symphony of USA nën ndrejtimin e dirigjentit të njohur - Steven Fang me te cilën së bashku me bashkëshortin e saj Arjan Kërliu , realizuan koncertin historik me Inva Mulen vitin e kaluar.

Me këtë orkestër ajo performon dhe në skena të ndryshme në USA. “Dua të përgëzoj dibranët për këte organizim dinjitoz dhe ju premtoj se ne do qëndrojmë pranë gjithmonë dhe do të keni mbështetjen dhe ndihmën tonë të pa kursyer për këtë Shoqatë”, tha ajo për Albanian Excellence. Dëshira Ahmeti Kërliu, ka një veprimtari të vyer në komunitetin shqiptar në Amerikë me veprimtarinë e saj.

Pas suksesit dhe bashkëpunimit të saj në 100 vjetorin e Pavarësisë në Tiranë dhe në Shkup me Inva Mula, ajo organizoi me sopranon e njohur një koncert të madh në Nju Jork në një nga sallat më prestigjiose të Manhatanit dhe me pjesmarrjen e Genc Tukiçit. Koncerti i organizuar më 26 mars 2016, me një orkestër simfonike solli në skenë kënget më të bukura që i këndohen Atdheut për komunitetin shqiptar në SHBA. Ajo tha atehere se ky projekt ishte i guximshëm dhe i vështirë për t’u realizuar në një vend si Amerika ku deri më tani askush nuk e kishte ndërmarë një iniciativë te tillë.

Me një karrierë të realizuar fillimisht në Shkup në skenën e Operas dhe Baletit të Maqedonise, si soliste e roleve kryesore, me një mori koncertesh te organizuar në Europë, Dëshira do të lidhte jetën e saj me Nju Jorkun , ku vazhdoi klasat me përgatitje të vokalit të saj ne audicione të ndryshme dhe tani është në fazën përfundimtare. Ajo thotë pa frikë se mund të konkurroj në axhendat e këtij vendi për një angazhim më të madh të sajin profesional, me specializimin e vokalit me vepra botërore me emra të njohur të muzikës amerikane si Neil Goran dhe Francis Keeping.

Pjesë e librit “Zonjat shqiptare në Nju Jork “, i promovuar nga Albanian Excellence, më 24 shtator 2016 në Manhattan, Nju Jork, Dëshira Ahmeti Kërliu, nisi Akademinë e Arteve të Bukura në klasën e pedagoges së njohur znj.Nina Mula. Edukimi i saj i dha forcë për të ecur përpara për të ndjekur rrugën e vështirë të artit por dhe me të bukurën e saj. Vitin e kaluar ajo korri sukses absolut kur interpretoi Operën, “Don Giovani”, një opera e bukur por e konsideruar e vështirë, për shkak të silit të veçantë qe ka Mozart .

“Jam e lumtur që kthehem në shtëpinë time, në Teatrin e Operës te Maqedonisë, këtu ndjehem shumë mirë, publiku me ngroh më shumë shpirtërisht dhe me forcat e reja që kam”, u shpreh atëherë solistja e parë shqiptare në Operën e Maqedonisë e cila u rikthye në shtëpinë e saj të operës, pas një historie suksesi të realizuar në këtë Opera, me rolin e Mikaeles nga Opera “Karmen”, Pamina nga “Flauti Magjik”, Santuca nga “Kavalieria Rustikana”, Neda tek “Paljaci”, Liu, “Turandot”, Leonora “Forca e Fatit”, Antonia në “Rrëfimet e Hofmanit”. Nga Operat shqiptare , Dëshira Ahmeti Kërliu ka interpretuar rolin e Donikës nga Opera”Skenderbeu”, por ka kënduar në koncerte të ndryshme Gala me Orkesterën simfonike të Operas dhe Baletit të Maqedonisë të Tiranës dhe të Prishtinës dhe Filharmoninë e Shkupit, Radio Televizionit Shqiptar dhe të tjera.

deshira
Dëshira Ahmeti Kërliu
deshira
Dëshira Ahmeti Kërliu
deshira
Dëshira Ahmeti Kërliu dhe Inva Mula

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë