DURRËS - Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka mbajtur sot premtimin e dhënë ndaj 15 vjecarit me aftësi të kufizuara në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Durrës.

Aleks Kullolli sot kishte ditëlindjen dhe mbushi 15 vjece, por përveç urimeve nga shokët e tij dhe festës së organizuar nga qendra, ai ka marrë si dhuratë edhe një laptop nga ministri Veliaj.

aleksi

Dëshirën për të pasur një laptop, Aleksi ia ka shprehur dy ditë më parë Ministrit Veliaj në vizitën që ky i fundit bëri në Qendrën Rezidenciale te Zhvillimit me rastin e festave të fundvitit në turin e tij “Shqipëria Dhuron”.

Në këtë takim të Ministrit dhe Aleksit, Veliaj i premtoi se shumë shpejt do t’ia plotësonte dëshirën dhe ajo është përmbushur sot.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)