Fotoja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, do të jetë tashmë në pullat postare të Kosovës. Pulla me imazhin e saj është vendosur që të lëshohet sot në qarkullim postar, që është edhe ditëlindja e artistes.
Me rastin e lancimit të kësaj pulle postare, Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu ka shprehur mirënjohje për Rita Orën.
"Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore. Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë ", ka thënë drejtuesja e postës Kadiu.
Nga ana tjetër, Rita Ora është shprehur mirënjohëse dhe vlerësuar ndaj kësaj dhuratë në ditëlindjen e saj. Me një postim në rrjetet sociale, këngëtarja tha se nuk e kishe të mundur të ishte fizikisht në Kosovë dhe shprehet se kur të mundet do të shkojë atje.
“Ndihem mirënjohëse sot. Faleminderit Posta Kosova për këtë surprizë të veçantë për ditëlindjen time. Unë jam nderuar me një pullë poste në Kosovë, jam e lumtur dhe e nderuar të jem pranë gjyshit tim Besim Sahatciu, i cili është i njohur për kontributin e tij në Art dhe Filma.
Ndihem e keqardhur që nuk mund të jem aty për ta marrë këtë personalisht për shkak të angazhimeve të punës, por kur të mundem do të vij t’ju vizitoj dhe të tregoj të gjithë vlerësimin tim! Faleminderit! Dhe faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes! Jam e lumtur që kam miqtë më të mirë fansa dhe familjen time. Mezi po pres t’ju tregoj me çfarë kam punuar. Prisni 2023. Ju dua.", shkruan këngëtarja.
Për më shumë se dhjetë vite në majat më të larta të skenës muzikore dhe artistike ndërkombëtare, ajo ka shfrytëzuar çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar. Ajo është frymëzimi i parë për të rinj e të reja që të ndjekin dhe t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre edhe përtej kufijve të trojeve shqiptare.
Gjatë karrierës së saj të bujshme, Rita Ora është shpërblyer dhe nderuar me çmime prestigjioze në arenën ndërkombëtare, si dhe në Kosovë dhe në Shqipëri. Rita Ora mban titullin Ambasadore Nderi e shtetit të Kosovës që nga viti 2015.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka shprehur falënderimet e saj ndaj Postës së Kosovës, të cilët kanë zgjedhur të imazhin e artistes në pullën më të re postare, që është vendosur që të lëshohet sot në qarkullim postar, pikërisht në ditën e lindjes së këngëtares.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, këngëtarja ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të ishte fizikisht në Kosovë për të pranuar dhuratën, por që premtoi se do të vizitojë Kosovën e do të shpreh vlerësimin e saj.
“Ndihem mirënjohëse sot. Faleminderit Posta Kosova për këtë surprizë të veçantë për ditëlindjen time. Unë jam nderuar me një pullë poste në Kosovë, jam e lumtur dhe e nderuar të jem pranë gjyshit tim Besim Sahatciu, i cili është i njohur për kontributin e tij në Art dhe Filma.
Ndihem e keqardhur që nuk mund të jem aty për ta marrë këtë personalisht për shkak të angazhimeve të punës, por kur të mundem do të vij t’ju vizitoj dhe të tregoj të gjithë vlerësimin tim! Faleminderit! Dhe faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes! Jam e lumtur që kam miqtë më të mirë fansa dhe familjen time. Mezi po pres t’ju tregoj me çfarë kam punuar. Prisni 2023. Ju dua.”, shkruan këngëtarja.