Boxing Day në Premier League, ose ndryshe dita e ndeshjes pas Krishtlindjeve, do të jetë shumë speciale pasi ndër të parët që zbret në fushë është edhe Armando Broja. Të enjten në orën 13:30 Manchester City që është në krizë të thellë do të luajë përballë Evertonit, që sëfundmi ka ndërruar edhe pronësinë.
Guardiola do të duhet të dalë nga kriza, pasi City në 12 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet numëron 9 humbje, 6 prej të cilave në Premier League. Tani më në ishull edhe durimi ka sosur, ndaj kanë nisur zërat për shkarkimin e spanjollit që mund të vijë në sfidën përballë Evertonit të Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar javën e kaluar nuk luajti kundër Chelseas, pasi këta të fundit kanë vendosur një klauzolë për huazimin e tij te Everton, ndërsa kundër City-t pritet të marrë minuta. Sipas mediave në ishull titullarë do të luajë Calvert-Leëin edhe pse nuk ka shënuar në 12 ndeshjet e fundit me Eeverton, ndërsa Broja pritet të aktivizohet si zëvendësues në pjesën e dytë.
Po të enjten, por në orën 16:00 Chelsea i vendit të dytë, por që javën e fundit barazoi me Eeverton, do të luajë derbin kundër Fulham, ndërsa në të njëjtën orë është parashikuar edhe Neëcastle-Aston Villa. Në orën 18:30 Manchester United i zhytur në krizë kërkon 3 pikët në transfertën e Wolverampton, ndërsa në orën 21:00 Liverpool-i kryes pret Leicesterin e Van Nisteroy.