'Dhuratë për 7 mars', mësuesja transferohet nga gjimnazi në mes të vitit mësimor, nxënësit përloten (VIDEO)

Nxënës të gjimnazit "Said Najdeni" në Peshkopi, janë ngritur në protestë ditën e djeshme dhe sot më 7 mars, i drejtuan një peticion Drejtorisë Arsimore në Dibër, për të kërkuar rikthimin në punë të mësueses së tyre të Anglishtes, Fatbardha Miftari.

Mësuesja do të transferohet në një shkollë tjetër, por vetë ajo e quan të padrejtë lëvizjen në këtë moment, dy muaj para mbarimit të procesit mësimor, dhe në një kohë që nxënësit e saj do i nënshtrohen provimeve shtetërore të maturës. Nxënësit janë mbledhur në oborrin e shkollës, dhe të përlotur janë përballur me mësuesen e tyre, të cilën duan ta kenë deri në përfundim të vitit mësimor. Ky është edhe pretendimi që ngre vetë mësuesja. Ajo thotë se ligji për transferimin është shkelur, pasi lëvizja duhej të bëhej në muajin shtator, dhe jo në mes të procesit mësimor

"Kam qenë pa gjumë. Lotët tuaj do të kthehen në drejtësi. Është shkelur ligji me dy këmbë

Lëvizja duhej bërë në shtator, dhe jo dy muaj para mbarimit të procesit mësimor, ku ju duhet të bëni provimet shtetërore me këtë stres tek ju dhe tek mua. E kam përjetuar shumë keq ndarjen në fund të vitit. A mos vallë kjo është dhurata një ditë para 7 marsit", u shpreh mësuesja përballë nxënësve të saj, shumica e të cilëve ishin të përlotur.

Mësuese Fatbardha Miftari ka 12 vite punë në arsim, dhe prej 11 vitesh është mësuese në Gjimnazin "Said Najdeni" Peshkopi.

Nxënësit thonë se  do të vijojnë bojkotin e mësimit deri sa Drejtoria e Arsimit të rikthejë mësuesen.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi: 07/03/2019 16:43

    Te arrestohet ministria e arsimit..e kan ber arsimin lesh arapi..!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 07/03/2019 13:34

    E kemi ministren nga Kosova

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren