TIRANE- “Duke dhuruar sot gjak, një i ri mund të shpëtojë tri jetë fëmijësh talesemikë”. Kjo ishte moto e të rinjve të cilët nuk nguruan të sensibilizonin të gjithë banorët e kryeqytetit duke përshkruar Bulevardin me biçikleta për t`i bërë atyre thirrje për dhurimin e gjakut.
 
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të dhurimit të gjakut rreth 100 studentë dhe të rinj sensibilizuan duke dhuruar gjak. Ata pedaluan përgjatë gjithë bulevardit me biçikleta duke tërhequr vëmendjen e të gjithë duke bërë kështu një thirrje për të dhuruar gjak.
 
Lidhur me këtë fakt zëvendësministrja Milva Ekonomi u shpreh se numri i dhuruesve të gjakut në Shqipëri po rritet.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)