Duke folur në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Rama, ministri italian Luigi Di Maio njoftoi ngritjen e një komisioni ekonomik të përbashkët në formën e dialogut për mundësitë e investimeve mes dy vendeve.
"Sot kam pasur një takim konstruktiv me mikun kryeministrin Edi Rama me të cilin kemi një marrëdhënie të qëndrueshme. Vitin e kaluar siç keni thënë dhe ju kam qenë këtu në Tiranë pas tërmetit të 26 nëntorit për të ofruar mbështetjen e Italisë. Në atë moment nuk e kishim imagjinaur se në muajt në vijim, një tragjedi e re do të godiste dy vendet tona dhe botën mbarë. Lufta kundër COVID-19 që kërkon një sforcim të përbashkët konfirmoi edhe njëherë nëse do të jetë e nevojshme se sa e fortë është miqësia mes dy vendeve. Në momentet më të errëta të pndemisë në Itali kemi pritur me shumë falenderim ndihmat nga Shqipëria dhe kur ishte e nevojshme kemi dërguar dhe ne një ekip mjekësor për të ndihmuar. Marrëdhënie tona ekonomike tregtare janë shumë të forta sikurse është treguar nga fakti që Italia është furnitori i parë i Shqipërisë. Qëndrueshmëria e raporteve tona është e tillë që ne duhet të bëjm edhe më mirë. Veçanërisht jam i gëzuar sot pasi kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ndërtuar një komision ekonomik që do të ngrihet në formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi mes dy vendeve tona si dhe për të përballuar dhe për të zgjidhur pikat kritike të marrëdhënieve dy palëshe dhe në kuadrin ekonomik. Është një kuadër premtues ai i insfrastrukturave. Një aspekt i lidhur me përforëcimin e marrëdhënieve tona ekonomike-tregtare është dhe ajo e përhapjes së gjuhës italiane në Shqipëri. Shpresojmë për këtë një prani më të lartë të arsimit italian në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ishte në një linjë me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Italia gjithmonë ka qenë pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe mbështet me bindje rrugëtimin e reformave të brendshme. Përpjekjet tona do të jenë konstante, do punojmë që të thirret konfereca e parë ndërqeveritare qoftë me shqiptarët si dhe me Maqedoninë e Veriut. Do të nxisim sa më shpejtë këtë mbledhje. Me Ramën folëm dhe për tema të tjera të lidhura me pandeminë që është një vështirësi në rang botëror. Për këtë do të kemi gatishmërinë për të punuar së bashku. Unë do të doja ta përfundoja me një fjali për miqtë shqiptarë, nuk jam i zoti të flasë shqip ashtu siç flet kryeministri Rama italisht. Duhet të bashkohemi!"
Lajmi kryesor: