Diabeti, 10 % e fëmijëve
në Shqipëri të rrezikuar
 

Diabeti, 10 % e fëmijëve<br />në Shqipëri të rrezikuar<br /> 
TIRANE-  Në nëntë muajit e parë të vitit janë shtuar rreth 4400 persona të diagnostikuar me diabet, duke e çuar në 60 mijë numrin e personave që kurohen nga kjo sëmundje.

Në konferencën kombëtare të endokrinologjisë, “Algoritmet e mjekimit të diabetit tip 2” , u bë e ditur se 10 % e fëmijëve shqipëtar janë të rrezikuar nga diabeti, dhe më të ekspozuar janë ata fëmijë të cilët kanë një prind mbartës të kësaj sëmundje.

Përsa ju përket faktorëve kryesorë të kësaj sëmundje, janë mosha dhe obeziteti. Mosha 40-65 vjeç është më e predispozuar për tu prekur nga kjo sëmundje dhe  përbën rreth 40 % të rasteve, por alarmi duhet dhënë për faktin se vitet e fundit kjo sëmundje po i prek të gjitha moshat përfshirë edhe fëmijët e vegjël. 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sot në botë numërohen rreth 200 milion diabetikë, dhe në vitin 2025 mendohet të jenë 330 milion të tillë.  Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale ndërsa në 10 vitet e ardhshme vdekjet nga diabeti do të rriten  me 50%. I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Ministri i shëndëtësisë Beqaj.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kush është i riu që ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin

FOTO/ Kush është i riu që ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin