Diabeti, 800 fëmijë të
prekur nga sëmundja

Diabeti, 800 fëmijë të<br />prekur nga sëmundja
TIRANE- Kostoja në një ditë e një fëmije apo adoleshenti vetëm për të matur diabetin është 150 lekë, për tre fisha që vendosen në aparat, pa përfshirë dietën dhe kujdesin mjekësor. Për këtë grup moshë është ngritur dhe një shoqatë për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe shqetësimi që ndan ata është se shteti nuk ka mundësi të rimburosojë këto fisha dhe shumë prej familjeve nuk kanë mundësi të shohin se sa është niveli i sheqerit në gjak. Shteti aktualisht i mbështet me një KEMP , prej 9400 lekë, por shpenzimet mujore të tyre janë rreth 20 mijë lekë. Ata i kërkojnë strukturave të larta të shëndetësisë t’u rimbursojnë fishat për matjen e glicemisë për të cilat në një muaj shpenzojnë mesatarisht rreth 5 mijë lekë.

“Problematika kryesore është mungesa e fishave për matjen e sheqerit në gjak, i cili është qarkullues në të gjithë trupin e njeriut. Ne kemi një problem me sheqerin në gjak, i cili sjell vetëm shkatërrime të shëndetit të anëtarëve të ndryshëm. Minimalisht një pacient ka nevojë për tre deri në 7 fisha në ditë, ku një prej tyre kushton 50 lekë” pohon
Asim Toro, Shoqata e Pacientëve me Diabet. Edhe pse nuk ka statistika të plota më lidhje me numrin e fëmijëve të prekur nga diabeti, përfaqësuesi i shoqatës thotë se rreth 800 fëmijë rezultojnë me diabet dhe vitet e fundit numri i tyre po rritet në mënyrë të vazhdueshme.

Ndaj simptomat e para për ta dalluar atë tek fëmijët sipas mjekëve janë shumë të rëndësishme, pasi të vegjëlit pinë shumë ujë, urinojnë shumë edhe natën, hanë shumë e bien në peshë. Një element që nuk duhet neglizhuar është edhe urinimi në shtrat pavetëdije i fëmijëve që e kishin ndërprerë tashmë këtë akt. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm e ta vënë re sa më herët, që te fëmija i tyre ka diçka që nuk shkon nëse ai ngrihet 2-3 herë natën, pi ujë dhe urinon bollshëm, në mënyrë që të drejtohet sa më shpejt tek mjeku dhe që sëmundja të diagnostikohet në kohë, pa ndryshime të gjendjes së përgjithshme fizike të fëmijës.

Rreth, 7% e popullsisë shqiptare rezulton të vuajë nga sëmundja kronike e diabetit dhe pjesa më e madhe e tyre si rezultat i mjekimit të pakujdesshëm, kanë dëmtuar dhe organe të tjera, si zemrën, sytë, veshkat dhe sistemin nervor.

Shkrimi u publikua sot (23.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri