Diabeti ul aftësinë njohëse

Diabeti ul aftësinë njohëse
Një studim i ri, i kryer në harkun kohor të 2 viteve,  i publikuar në revistën “Neurologji” në Amerikë,  tregon se njerëzit me diabet tip 2 demonstrojnë një rënie të aftësisë njohëse dhe aftësisë për të kryer aktivitetet e përditshme me kalimin  e viteve.

Autorët e studimit janë shprehur për “Haffington Post” në lidhje me rezultatet e studimit.

Rënia  e  aftësisë njohëse sipas autorëve të studimit,  lidhet me dëmtimin e aftësisë për të rregulluar rrjedhjen e gjakut në tru, pjesërisht për shkak të inflamacionit, i cili është një komponent i zakonshëm tek njerëzit  me diabet të  tipit 2.

Në kushte normale, truri shpërndan gjakun e  nevojshëm  në zonat e rritjes së aktivitetit nervor, ndërsa  në individë diabetik, ky proces bëhet i paaftë. “Ne kemi treguar se njerëzit me diabet,  nuk e rregullojnë dot fluksin e  gjakut në tru”- u shpreh autori kryesor i studimit, Dr Vera Novak i Shkollës Mjekësore të Harvardit. Për të realizuar studimin,  hulumtuesit rekrutuar 65 burra dhe gra me një moshë mesatare prej 66 vjeç, gjysma e të cilëve kishin diabet tip 2 dhe gjysma tjetër ishin të shëndetshëm.

Pjesëmarrësve iu bënë një sërë testesh që lidhen me kujtesën, teste këto të cilët pacientt iu nënshtruan në fillim të studimit e në fund të tij dy vjet më vonë, për të parë kështu ndryshimet e mundshme.

Atyre gjithashtu iu bë skanimi i trurit, për të matur volumin e trurit dhe rrjedhjen e gjakut e iu morën analizat e gjakut për të matur inflamacionin  dhe kontrollin e sheqerit në gjak.

Nga studimi i kryer, disa nga gjetjet kryesore ishin:

Pas dy vitesh, njerëzit me diabet treguan  dëmtime në aftësinë e tyre për të rregulluar rrjedhjen e gjakut në tru se sa njerëzit pa diabet.

Në mesin e pjesëmarrësve me diabet, rezultatet në të menduarit dhe në kujtesës kishin ardhur duke u ulur, me një mesatare prej 12 për qind,  ndërsa rezultatet e testit të pjesëmarrësve pa diabet qëndruan të njëjtë në 55 për qind.

Nivelet më të larta të inflamacionit u lidhen me vështirësi të mëdha në  rregullimin e rrjedhjes së gjakut.Ata me nivelet më të larta të dëmtimit  të rrjedhjes së gjakut, në fillim të studimit kishin më shumë vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

“Të gjitha këto sjellin tek të sëmurët diabetikë performancë të keqe  në aktivitetet e përditshme, kujtesë të keqe,  e një sërë pasojash të tjera”,  u shprehën studiuesit për  “HuffingtonPost”.

Ky është studim i  fundit për të vëzhguar lidhjen mes diabetit dhe rënies së aftësisë njohëse.

Studiuesit shpresojnë që këto rezultate do të përdoren një ditë për të hartuar trajtime më të mira për këtë problem.

Ato theksojnë që studimet e shumta në këtë fushë duhet të gjenerojnë praktika të reja për ta parandaluar problemin.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane