PRISHTINE - Takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç do të mbahet më 27 gusht. Mediat serbe citojnë Maja Koçijanciç, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kathrin Ashton.
Ndonëse institucionet e Bashkimit Evropian ndodhen me pushime , takimet mes grupeve punese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbahen sipas planit, ka konfirmuar zyrtarja e Bashkimit Evropian.
Në vjeshtë ndërkaq, pritet një përshpejtim i procesit të dialogut Kosovë – Serbi, sapo administrata e Bashkimit Evropian të kthehet në zyra pas pushimeve verore, informon rtk.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com