Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç:
Qëndrimet tona krejt të ndryshme

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç:<br />Qëndrimet tona krejt të ndryshme
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve do të vazhdojë sot në mbrëmje në Bruksel me ndërmjetësimin e komisioneres së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Gjatë një konference për shtyp, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se bisedimet nuk janë aspak të lehta pasi vendet kanë qëndrime krejtësisht të kundërta.

“Bisedimet nuk do të jenë aspak të lehta. Qëndrimet tona janë krejtësisht të largëta. Ata nisen nga premisa se janë shtet i pavarur, ndërsa ne se ajo është territor i Serbisë. Është e rëndësishme dhe duhet të jetë konkludim se nuk guxon të ndodhë përdorimi i armëve”, është shprehur ai.

Ndërkohë Vuçiç ka zbuluar se Serbia në këtë takim do të përfaqësohej nga ai dhe presidenti Tomislav Nikoliç.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)