Sot në Bruksel do të mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Për herë të parë delegacionet e të dyja vendeve përfaqësohen në nivel presidentësh. Në takimin që zhvillohet në zyrën e shefes së diplomacisë Federica Mogherini marrin pjesë presidenti Thaci, kryeministri Mustafa dhe homologët serbë, presidenti Tomisllav Nikolic dhe kryeministri Aleksander Vucic.
Një takim i tillë mbahet ndërsa tensionet mes dy shteteve janë shtuar sidomos në muajt e fundit, duke kujtuar përpjekjen e Serbisë për të futur në Kosovë një tren me mbishkrime nacionaliste, arrestimi i kreut të AAK Ramush Haradinaj bazuar në një fletarrest të Serbisë dhe ngritja e urës në Mitrovicë.
Maja Kocijanqic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, ka thënë në një konferencë për mediat në Bruksel, se progresi në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë ka një rëndësi të madhe duke shtuar se Kosova edhe Serbia kanë shprehur përkushtim për dialog. Prishtina dhe Beogradi prej pesë vitesh po zhvillojnë dialog. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u nënshkrua më 19 prill të vitit 2013.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com