Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçaku përmes një njoftimi në “Tëitter”, njoftoi se në këtë takim është diskutuar për hapat e mëtejshëm për dialogun mes dy vendeve.

 “Gëzohem ta mirëpres në Bruksel kolegun dhe mikun tim të mirë Gabriel Escobar. Së bashku me ekipet tona, ne dje patëm diskutim të thellë për Dialogun, situatën dhe rrugën para, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shkroi Lajçak.