Një grup studentësh kanë pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të dialoguar mbi shqetësimet e tyre për të cilat protestojnë. Rama ka postuar ditën e sotme pamjet nga tryeza e zhvilluar dje, ku thekson qartazi se dialogu është zhvilluar me “studentë që besojnë te protesta jo te gurët’.

Dialogu vjen pas një sërë ftesash të kryeministrit, të përsëritura përgjatë dy javëve me ‘sofrën’ e dialogut para godinës së qeverisë.

Ai bën me dije se debati nuk do të publikohet për momentin.

“Mirëmëngjes dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Dy javë më parë u lançua edhe platforma “Fol me kryeministrin” ku qytetarët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me institucionet qeveritare për shqetësimet dhe problematikat e tyre.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Dialogu i Ramës me studentët, formular për të identifikuar problematikat

1795264710_formulari.jpg

Ky formular është shpërndarë në mbledhjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama me studentët. Vihet re se kërkohen gjeneralitete si gjinia e mosha, por pa emrin.

Studentëve u kërkohet të plotësojnë qytetin ku jetojnë, universitetin ku studiojnë dhe të aprovojnë me një simbol problematikat e renditura që i shqetësojnë.