Në një bashkëbisedim me gazetarët Kryetari i PD, Lulzim Basha, foli edhe për çështjen e shumëpërfolur, dialogun Kosovë-Serbi, ku shprehu qëndrimin e tij të qartë, se mbështet dialogun midis dy vendeve për normalizimin e marrdhënieve, si dhe shprehu bindjen e tij të plotë për sovranitetin e Kosovës. Basha tha se ishte pro anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Qëndrimi im lidhur me këtë çështje është bërë publik që nga takimet që kam pasur me liderët Në Berlin dhe Washington.Është e qartë për të kuptuar se sovraniteti i Kosovës, Është në duart e popullit të Kosovës, pasi pavarësia e këtij populli është e njohur nga 111 vende.  Padyshim mbështes dialogun për të çuar në normalizimin e marrdhënieve midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimin e tyre drejt BE. Unë shpreh vullnetin për një Kosovë anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Kryetari i PD, Lulzim Basha