Dialogu në Bruksel, Mogherini: Të shmangen tensionet! Thaçi: Paqja në Ballkan, kur Serbia të njohë Kosovën
Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka folur pas takimit sot në Bruksel me delegacionin nga Kosova. Mogherini ka thënë se “duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”.
Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur korrekte dhe profesionale punën e sotme në Bruksel. Sipas Thaçit njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara janë objektiv i Prishtinës. “E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.
Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin”tha ai. Pala kosovare ishte e pranishme në takimin me Mogherinin, ndërsa Serbia ka vendosur bojkotimin e saj për shkak të taksës 100 % mbi mallrat e saj që hyjnë në Kosovë (lexo këtu).
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO-Hashim Thaçi në Kosovë, Gjykata Speciale i dha leje të vizitojë babanë në spital
13 Mars, 11:42
-
Hashim Thaçi nuk paraqitet në seancën gjyqësore në Hagë, shkak problemet shëndetësore
18 Shkurt, 10:59
-
17- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet foto e rrallë e Hashim Thaçit dhe Haxhi Shalës krah njëri-tjetrit në burgun e Hagës
17 Shkurt, 14:59
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës
8 Shkurt, 19:58
-
Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar
7 Shkurt, 10:11
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor 2024, 15:36