Dialogu, Prishtina e Beograd, gati
platformën për takimin në Bruksel

Dialogu, Prishtina e Beograd, gati <br />platformën për takimin në Bruksel
PRISHTINE- BEOGRAD- Qeveria e Kosovës është duke hartuar një projekt-dokument të cilin do ta paraqesë në takimin e 17 janarit mes dy kryeministrave Thaçi e Daçiç në Bruksel. Platforma pritet të përmbajë zgjidhje për veriun dhe serbët që jetojnë atje, zgjidhje këto të bazuara në pakon e Ahtisaar-it dhe Kushtetutën e vendit. Burime të Radiotelevizionit të Kosovës brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se propozim-dokumenti është në fazën e përfundimit dhe se ai po hartohet nga kabineti i kryeministrit Thaçi.

Sipas këtyre burimeve, ndër të tjera ky dokument pritet të përfshijë zgjedhjet e lira në tri komunat e veriut - Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, krijimin e komunës së Mitrovicës veriore dhe shpërbërjen e strukturave paralele. Ky plan, do të ofrojë edhe liritë dhe të drejtat për pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në atë pjesë, mirëpo nuk do të tejkalojë Pakon e Ahtisarit. Megjithatë, një gjë e tillë nuk pranohet zyrtarisht nga Qeveria.

Zv/kryeministri, Hajredin Kuçi, i kontaktuar nga RTK-ja, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke thënë se nuk e di nëse ka një dokument me të cilin do të paraqitet kryeministri në Bruksel. Në takimin e 17 janarit ndërmjet dy kryeministrave Thaçi e Daçiç nën ndërmjetësimin e BE-së, pritet të parashtrohen tri propozime. Pala serbe pritet të dalë me platformën e vet, pala kosovare me propozim-dokument, e po ashtu edhe Brukseli pritet të ofrojë një zgjidhje për veriun.

Edhe Qeveria serbe pritet të miratojë një rezolutë për Kosovën, e cila do të përmbajë parimet kyçe të platformës së presidentit Nikolic, e ku propozohet që ekipi negociator serb të jetë busull në vazhdimin e dialogut politik me Prishtinën.
Ministrat e kabinetit qeveritar dhe presidenti serb do të takohen sot në mesditë në Beograd. Pas takimit, teksti i platformës së miratuar duhet të përcillet në Asamblenë Kombëtare, ku pritet që të votohet.
"Platforma është ajo që Serbia mund të arrijë sot, "tha presidenti Nikoliç. Ky dokument, për momentin jo zyrtar duhet të përmbajë pesë pika themelore: Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të vazhdojë dialogu me Prishtinën, i cili, sipas presidentit serb në çdo fazë pozitive duhet të ndjeke përparimin në integrimin evropian, zgjidhja e statusit në veri të krahinës, dhe garantimi i të drejtave individuale dhe kolektive të serbëve në jug të Ibrit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ