TIRANE- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve me 7 nëntor. Autoritet në Beograd pritet të ofrojnë një model të ri për zgjedhjen e problemit të institucioneve paralele në Kosovë. Si kthim për këtë Serbisë mund t`i jepet në dhjetor data e kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Këto janë pritjet themelore të sekretares amerikane të shtetit,Hillary Clinton dhe përfaqësuese së lartë të Bashkimit Europian për Politik të Jashtme, Chatherine Ashton, të cila janë takuar dje me Presidentin serb Tomisllav Nikoliç dhe Kryeministrin, Ivica Daçiç,shkruan gazeta Blic.
Siç mëson Blic, Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç dhe Kryeministri Ivica Daçiç iu kanë thënë mysafirëve të tyre se implementimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit nuk është e lehtë për t'u zbutur. Por ata kanë shprehur përkushtimin e qeverisë serbe për të implementuar të gjitha marrëveshjet arritur deri me tani.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com