Dialogu, zyrtari i lartë i DASH:
Serbia e Kosova të ecin më shpejt 

Dialogu, zyrtari i lartë i DASH:<br />Serbia e Kosova të ecin më shpejt <br>
Zyrtari i lartë i DASH, Briyan Hoyt Yee ka deklaruar sërish se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, ndërsa ka këshilluar dy shtetet që të ecin në hapa më të shpejtë se tani.

“Ka filluar një dialog i brendshëm në Serbi, por duhet të zhvillohet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më shpejt se që është tani. Kjo është vetëm këshillë, pasi përsëri dy shtetet vendosin”, deklaroi Yee

Zyrtari i lartë amerikan u pyet nga një gazetar i Zërit të Amerikës për deklaratën e tij se “Serbia nuk duhet të ulet në dy ulëse”.

Ai e sqaroi situatën duke thënë se ishte një këshillë e tij dhe jo ultimatum. “Thënia ime ishte që Serbia të shkojë sa më shpejt drejt BE-së. Nuk ishte ultimatum, as paralajmërim. Tema ishte se si shteti serb duhet të ecë drejt Bashkimit Evropian, dhe unë i dhashë disa këshilla”, tha Hoyt Yee.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore