INSTAT me mbështetjen e Ministrit të Shtetit, publikon për herë të parë një studim konkret mbi Diasporën të titulluar “Diaspora e Shqipërisë në shifra”.
Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave numri i shqiptarëve në Diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36% e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë.
Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtarë për Diasporën. Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale.
Nisur nga shpërndarja demografike, pjesa më e madhe e shqiptarëve, mbi 700 mijë, jetojnë dhe punojnë në Greqi, 450 mijë në Itali dhe të tjerët në Gjermani, Britani e Madhe, SHBA apo Australi e vende të tjera.
Komente

