Diaspora shqiptare peticion parlamentit holandez: Hapni negociatat

Diaspora shqiptare peticion parlamentit holandez: Hapni negociatat

Foto ilustruese

Një grup qytetarësh shqiptarë dhe holandez i kanë drejtuar një peticion qeverisë holandeze në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Qytetarët shprehen se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në disa fusha duke shënuar arritje serioze në rrugën e integrimit prandaj meriton hapjen sa më parë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Drejtuar: Qeverisë hollandeze, Komisionit për çështje europiane pranë Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Nga: Një grup qytetarësh dhe dashamirësish të Shqipërisë dhe shqiptarëve, rezidentë në Mbretërinë e Vendeve tē Ulëta.

Lënda: Thirrje e hapur për të mbështetur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në Dhomën e Përfaqësuesve të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në datë 21 qershor 2018.

Të nderuar anëtarë të Qeverisë së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta,

Të nderuar anëtarë të komisionit për çështje europiane pranë dhomës së përfaqësuesve të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta,

Duke patur parasysh, se një opinion publik stimulon dhe artikulon një mendim politik, ju drejtohemi juve, ligjvënësve dhe vendimmarrësve që keni të drejtën legjitime për të vendosur pozitivisht mbi ecurinë e procesit të negociatave për integrimin e Republikës së Shqipërisë në BE.

Ne që po e bëjmë këtë thirrje të hapur jemi një grup qytetarësh shqiptarë dhe hollandezë që jetojmë në Hollandë, të cilët ndjejmë përgjegjësinë për t'Ju shprehur pozicionin tonë mbi rëndësinë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nē radhë të parë, donim të theksonim se hapja e negociatave është aprovimi i një udhërrëfyesi me kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për t’u anëtarësuar në BE, si fillimi i procesit të anëtarësimit, por nuk është anëtarësim. Ky udhërrëfyes është një inkurajim i jashtëzakonshëm për popullin shqiptar, i cili ndodhet në zemër tē Europës. Ne ju nxisim që në 21 qershor të mbështesni këto aspirata pro hapjes së negociatave, sipas rekomandimit që edhe Komisioni Europian dha në 17 prill 2018 në raportin e saj “2018 Communication on EU Enlargement Policy”.

Shqipëria ka pasur arritje serioze në standardet demokratike dhe të realizimit të detyrave institucionale të integrimit në BE. Ndërsa, shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë kontribute të rëndësishme sociale, ekonomike, kulturore dhe intelektuale ne Hollande ashtu si dhe në të gjithë Europën. Duke gjykuar rëndësinë e momentit historik, duke patur në konsideratë se çdo vonesë në këtë proces do të ishte kundër produktive, ne ju bëjmë thirrje të sinqertë që në datën 21 qershor 2018, në Dhomēn e Përfaqësuesve të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ta mbështesni hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si një stimul pozitiv në perspektivën europiane të Shqipërisë.

Shqipëria mbetet një mbështetëse e fortë e Europës, me mbi 90% të popullsisë pro integrimit europian. Megjithatë, në një situatë gjeopolitike të brishtë (Brexit, rritja e ndërhyrjeve ruse, rritja e autoritarizmit, kriza e refugjatëve etj.) mendojmë se Shqipëria, si dhe i gjithë Balkani perëndimor, ka nevojë për një stimul të ri për të vazhduar përpjekjet e reformave. Në këtë aspekt, vota juaj është thelbësore për të ardhmen europiane të këtij vendi, si dhe të të gjithë rajonit.

Do donim t’ju rikujtonim që vendimi që ju do të merrni në datën 21 qershor ka rëndësi për shqiptarët dhe europianët në këtë moment. Vendet anëtare të BE e mbështesin gjerësisht hapjen e negociatave, sipas rekomandimit të Komisionit Europian. Ne shpresojme që ju gjithashtu do t'i gjykoni pozitivisht arritjet institucionale të Shqipërisë në lidhje me integrimin duke mos penguar vazhdimësinë e reformave në këtë vend.

Duke shpresuar në një vendim pozitiv më date 21 qershor, ju falënderojmë paraprakisht për kohën tuaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)