Dibër, ndërhynë në tubacionin e
ujit,procedohen 6 persona

Dibër- Procedohen në gjende të lirë 6 qytetarë të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në tubacionin kryesore duke lënë pa ujë banorët.

Të gjithë këta persona banues në njësinë administrative Tomin po procedohen pasi në banesat e tyre janë konstatuar lidhje të paligjshme në tubën kryesore të ujit.
 
Policia e Dibrës bën me dije se ka nisur procedimi ndaj 52-vjeçarit me inicialet A.H, 39-vjeçarit S.H, 43-vjeçarit R.H, 33-vjeçarit me inicialet R.K , 60 vjeçari me inicialet A.K si dhe 30-vjeçari I.K

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit", parashikuar nga neni 159/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë