DIBËR - Është përuruar përmendorja kushtuar betejës së Torviollit e luftërave për liri e pavarësi ndër shekuj në Dibër. Në këtë krahinë në fshatin Sine ndodhet dhe muzeu i vetëm i vendlindjes se Kastriotëve ku janë zhvilluar beteja dhe besëlidhje të rëndësishme të cilat konfirmojnë traditat e vyera historike të kësaj treve.
Nder to është më e rëndësishmja është beteja e Lidhjes së Lezhës, komanduar nga Skënderbeu kundër Sulltan Muratit II më 29 qershor të vitit 1444 e njohur si beteja e Torviollit .
Nga dokumente te reja historike në mbështetje te studimeve institutit te historisë të Akademisë së Shkencave është zhvilluar ne fushën e Dibrës së poshtme. Në gusht të vitit 1466 në Çidhen ka ndodhur masakra e njohur ne histori si masakra e Çidhnes si hakmarrje e Sulltan Mehmetit II pas dështimit të pushtimit të Krujës.
Sipas Barletit në viset e Skënderbeut që quheshin Kidna janë vrare 8 mijë burra veç grave dhe fëmijëve.
Kryesia e shoqatës Çidhna dhe Kastrioti në kuadër të 570 vjetorit të betejës së Terviollit vendosi ngritjen e përmendores kushtuar luftërave dhe rezistencës së krahinës së Çidhnës.
Sipas kryetarit të shoqatës Çidhna dhe Kastrioti Muhamet Bitri kjo vepër do të mbetet historike e më shumë vlera për brezat që do vijnë pasi ky memorial përfaqëson betejën e Torviollit, masakrën e Çidhnes e luftërave për liri dhe Pavarësi të zhvilluara ndër shekuj nga këto zona.
Duke falenderuar në veçanti banorët e fshatit Laçes, kryetarin e Komunes Aranit Skepi si dhe kryetarin e Bashkise Peshkopi për kontributin e dhënë në shumën prej 200 mijë lekë të rinj si dhe të ftuarit nga presidenca shtabi i mbrojtjes dhe nga komuna e Dibrës së Madhe .
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe përfaqësues të Partisë Socialiste Nënkryetari i PS Dibër Shukri Xhelili dhe drejtori i DAR Drini Gjeçi.
Në fund të pranishmit ndoqën me interes dhe grupin e valleve të Drenicës të ardhur nga Kosova enkas për këtë aktivitet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com