PESHKOPI -  Një 45-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e Drinit të Zi ndërsa lahej gjatë orëve të pasdites së të shtunës. Trupi i pajetë i Shkëlqim Latës u nxorr mëngjesin e kësaj të dielë nga polumbarët.
 
Lata dyshohet se ka qenë i vetëm duke u larë në lumë ndërsa ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së 45-vjeçarit.

Redaksia Online
(d,a.Shqiptarja.com)